Kriteret e Vleresimit
- Details
- Hits: 8108
Këto janë disa nga kriteret bazë në lidhje me te cilat do te vlerësohen artikujt e dorëzuar në revisten Polis. Bordi editorial në bashkëpunim me kreyredaktorin dhe redaktorin e revistës Polis i vlerëson artikujt e dorëzuar në bazë të kritereve të mëposhtëme.
1. Niveli akademik - pra nuk behet fjale per artikuj publicistikë apo gazetareskë por për artikuj të mirefilltë akademik.
2. Numri dhe llogjika e citimeve (pra kujt i referohet artikulli, qoftë në fushën akademike, qoftë në të dhëna empirike).
3. Struktura e artikullit - pra artikulli duhet të ketë një tezë, mundësisht të deklaruar që në fillim, zhvillimin e kësaj teze dhe një konkluzion.
4. Tematika e artikullit - pra sa i përshtatet temës kryesore të numrit përkates, ndonëse botohen edhe artikuj jashtë kësaj tematike nëse janë me interes dhe cilësi.
5. Background- i i autorit, pra a ka background akademik, gazetaresk apo profesional.


