| Kerkese per Ese |
|
|
|
|
Revista Shkencore Polis botim i Departamentit tё Shkencave Politike tё Universitetit Europian tё Tianёs (UET) fton studentё pasuniversitarё, studiues dhe akademikё tё Shkencave Sociale nё pёrgjithёsi dhe tё Shkencave Politike nё vecanti tё dёrgojnё ese apo punime tё tyre akademiko – kёrkimore pёr botim nё numrin e pestё tё revistёs shkencore Polis. Revista Polis ёshtё botim katёr mujor që botohet 3 herё nё vit. Megjithёse njё botim i ri, revista Polis ka njё mbulim mediatik mjaft tё madh nё Shqipёri dhe synon qё pёrveç kontributit akademik tё informojё edhe proceset vendimarrёse nё vend. Katёr numrat e mёparёshёm tё Polis janё fokusuar nё cёshtjen e pёrfaqёsimit, tё integrimit europian, tё informalitetit dhe nё rolin e faktorit ndёrkombёtar nё procesin e demokratizimit shqiptar. Artikujt e botuar nё numrin e fundit tё Polis mund tё shihen nё faqen e internetit tё universitetit, www.universitetieuropian.com ose duke ndjekur linkun
Tema qёndrore e Polis 5 është “Kriza e Pёrfaqёsimit”. Nё Shqipёri pakёnaqёsia me politikanёt dhe politikёn ёshtё nё nivele tё larta dhe nё rritje. Debati politik shpesh duket i shkёputur nga shqetёsimet dhe problematika e qytetarёve, ndёrsa skena politika karakterizohet nga nivele tё larta konflikti dhe polarizim i skajshёm. Kjo ka kontribuar edhe mё tej nё alienimin e popullatёs nё raport me procesin politik, cka pasqyrohet nё njё ligjёrim tё fortё anti-politik nё Shqipёri. Qytetarёt, intelektualёt, dhe madje dhe vetё politikanёt gjithnjё e mё tepёr fajsojnё politikёn pёr dёshtimet e demokracisё shqiptare. Ky ёshtё fenomeni qё do tё eksplorojё numri i pestё i revistёs Polis. Qёllimi ёshtё analizimi i kёtij fenomeni nga njё sёrё perspektivash, duke pёrfshirё ato strukturore, institucionale, diskursive, kulturore, sociologjike apo ekonomike. Ju ftojmё pra tё na dёrgoni punime qё shqyrtojnё nё mёnyrё kritike aspekete tё ndryshme tё krizёs sё pёrfaqёsimit. Pёrvec analizimit tё arёsyeve nga buron pakёnaqёsia me politikёn, synimi ёshtё edhe vlerёsimi i zgjidhjeve tё mundёshme. Ndonёse fokusi ёshtё tek procesi i demokratizimit shqiptar, ne jemi tё hapur edhe pёr punime qё analizojnё aspekete tё krizёs sё pёrfaqёsimit nё vende tё tjera dhe qё mund tё jenё me interes pёr rastin shqiptar. Pёrvec tematikёs sё saj qёndrore revista Polis, ka edhe dy rubrika tё pёrherёshme: ‘Teori Politike’ dhe ‘Recenca’. Nё rubrikёn ‘Teori Politike’ pёrkthehen pjesё tё caktuar nga autorё tё njohur ndёrkombёtar qё shёrbejnё jo vetёm pёr tё pasuruar materialin teorik nё gjuhёn shqipe por qё mund tё pёrdoren edhe nё mёsimdhёnie. Prandaj jeni tё lutur tё na sugjeroni pjesё nga punime teorike qё dёshironi tё jenё tё pёrkthyera nё gjuhёn shqipe dhe qё ju mund ti pёrdorni nё mёsimdhёnie. Ndёrsa nё rubrikёn ‘Recenca’ botohen recenca tё librave nga autorё kryesisht shqiptar mbi zhvillimet politike dhe procesin e demokratizimit nё Shqipёri. Pёr numrin e ardhshёm tё revistёs Polis janё pёrzgjedhur pёr tu recencuar librat e mёposhtёm: Majsta Jo Djathtas, nga Artan Fuga
Kriza e Pёrkryer Shqiptare, nga Hysamedin Ferraj
Jeni tё lutur tё na sugjeroni tituj tё tjerё qё mendoni se janё tё pёrshtatshёm pёr tu recencuar nё numrin e ardhёshёm tё Polis. Gjithashtu jeni tё mirёpritur tё dёrgoni recenca tё titujve tё mёsipёrm. Recencat nuk duhet tё jenё mё shumё se 5 faqe, single space, font 12, Times New Roman.
Pёr cdo pyetje, koment, apo pёr tё dёrguar njё punim adresa ёshtё: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it or This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Afati i fundit i dёrgimit tё eseve ёshtё: 30 Janar, 2007
|
Numrat e Revistës Polis
Më të lexuarat
Who's Online
We have 3 guests onlineMenuja kryesore
| HOME |
| RRETH POLIS |
| BORDI EDITORIAL |
| STANDARTI I CITIMIT |
| KRITERET E VLERËSIMIT |
| KONTAKT : . |

Login Form






![]() | Sot | 93 |
![]() | Dje | 269 |
![]() | Kete jave | 93 |
![]() | Javen e shkuar | 1628 |
![]() | Kete muaj | 1298 |
![]() | Muajin e shkuar | 5624 |
![]() | Gjithe vizitat | 133013 |
Your IP: 38.107.179.221
,
Today: Feb 06, 2012










