Polis 1
Një pikëvështrim alternativ mbi marrëdhëniet e shqiptarëve me shtetin PDF Print E-mail

Dr. Ermal Hasimja
Universiteti Europian i Tiranës

“Në të vërtetë nuk ka popuj fëmijë: të gjithë popujt janë të rritur, edhe ata që nuk kanë mbajtur ditarin e fëmijërisë apo adoloshencës së tyre”.
Claude Levi-Strauss, 1973.

Ky tekst nuk synon të japë ndonjë shpjegim holist, determinist, të plotë apo të pjesshëm. Qëllimi i tij është thjesht të hapë një pistë studimi.
Nëse synojmë të shqyrtojmë ndikimin e traditës historike në marrëdhëniet e shqiptarëve me shtetin, na duhet të rrëmojmë në ata elementë të organizimit shoqëror dhe politik që kanë paraprirë apo shoqëruar organizimin shtetëror. Në këtë shkrim, politikja trajtohet në kuptimin e saj të gjerë dhe më të afërt me zanafillën etimologjike, atë që rrjedh prej termit grek “polis” (qytet, qytezë). Politikja nënkupton këtu atë organizim të strukturuar shoqëror që mëton të rregullojë jetën e përbashkët mbi bazën e disa rregullave legjitime dhe institucioneve garantuese.
Read more...
 
Risia e mendimit të Macchiavellit PDF Print E-mail

Muhamedin Kullashi


Nëse duam të shtrojmë pyetjen se ku qëndron risia që solli mendimi i Machiavel-it, duke ditur se ai mbahet si themelues i filozofisë politike moderne, qoftë nga ata që e kritikojnë radikalisht (si Léo Strauss e Pierre Manent) qoftë nga ata që e vlerësojnë lart (si Claude Lefort-i ), do të jemi të detyruar t’i qasemi problemit të raportit të mendimit të tij ndaj filozofisë politike klasike dhe mesjetare. Në këtë mënyrë, shqyrtimi i këtij problemi do të na ndihmojë, që në sajë të analizës së pikëpamjeve të Machiavel-it, të saktësojmë deri diku disa tipare të filozofisë politike moderne, në fillet e saj. Këtu, mundemi vetëm shkurtazi t’i rezymojmë disa aspekte të këtij problemi.
Read more...
 
100 Vjet me Ayn Rand PDF Print E-mail

Ayn Rand (1905-1982) ka qenë një ndër intelektualët më të rëndësishëm të shekullit të kaluar duke patur një karrierë të shkëlqyer si shkrimtare dhe si filozofe. Viti i  kaluar përkonte me 200 vjetorin e lindjes së saj.

 

Ayn Rand lindi në vitin 1905  në Shën Peterburg të Rusisë, në një familje intelektualësh hebrenj. Tek rritej ajo përjetoi Revolucionin e Tetorit duke parë nga ballkoni i saj të shtënat e para të fillimit të vendosjes së komunizmit dhe duke pësuar më pas shtetëzimin e dyqanit të të atit dhe zhytjen në varfëri të familjes së saj. Me thellimin e diktaturës sovjetike, Alissa Zinovievna Rosenbaum, thelloi urrejtjen ndaj komunizmit dhe përfitoi nga mundësia për të vizituar të afërmit e saj në Çikago për të braktisur njëherë e përgjithmonë Rusinë dhe familjen. Në Amerikë ajo ndryshoi emrin në Ayn Rand dhe nisi karrierën si shkrimtare.

Read more...
 
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 Next > End >>

Page 1 of 6

e bene
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot3
mod_vvisit_counterDje156
mod_vvisit_counterKete jave707
mod_vvisit_counterJaven e shkuar861
mod_vvisit_counterKete muaj3
mod_vvisit_counterMuajin e shkuar3780
mod_vvisit_counterGjithe vizitat30968

We have: 3 guests online
Your IP: 38.107.191.97
 , 
Today: Jul 31, 2010