SKENA POLITIKE DHE PROFILI I ELEKTORATIT NË SHQIPËRI PDF Print E-mail
Nait Vrenezi / Shkëlzen Maliqi



Në periudhën mars-korrik 2005  Qendra për Studime Humanistike “Gani Bobi” nga Prishtina (QGB) realizoi disa hulumtime të opinionit në Shqipëri të fokusuara në profilin dhe disponimin e elektoratit në vigjilje të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 3 korrikut. Hulumtimi i parë ka qenë kualitativ dhe është realizuar me 6 fokus grupe (2 në Tiranë dhe nga 1 në Kamëz, Shkodër, Vlorë dhe fshatin Panajë). Në mars-prill, si dhe nga mesi i qershorit QGB ka realizuar dy hulumtimet kuntitative, të parin në bashkëpunim me Institutin për Paqe, Zhvillim dhe Integrim nga Tirana, dhe të dytin për Televizionin Klan, si parapërgatitje për exit poll-in e zgjedhjeve të 3 korrikut. Në ditën e zgjedhjeve QGB realizoi exit poll-in duke anketuar rreth 7100 zgjedhës menjëherë pasi ata kishin hedhur votën e tyre. Për exit poll-in janë angazhuar 130 anketues, për çka ka bashkëpunuar Qeveria Studentore e Shqipërisë, si dhe stafi i QGB nga Prishtina (Nait Vrenezi, Shkëlzen Maliqi, Ariana Gojani, Artan Muhaxhili, Luljeta Demolli dhe  Albana Lumi). Rezultatet e këtij hulumtimi (si projeksion i deklarimit të zgjedhësve) është publikuar pjesërisht, vetëm për 15 zonat zgjedhore të Bashkisë së Tiranës dhe të Durrësit në TV Klan në ora 20 të 3 korrikut, menjëharë pasi që KQZ-ja shpalli se janë mbyllur qendrat e votimit.
Duke e pasur parasysh faktin se hulumtimet empirike në Shqipëri janë të pakta dhe se shumica e tyre nuk janë publikuar, kemi vendosur që të botojmë një pjesë të rezutateve të hulumtimit që kemi bërë në mars dhe prill, dhe pikërisht ato që kanë vlerë më të madhe dhe më afatgjatë për studimet shoqërore dhe politike.  
 
e bene
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot98
mod_vvisit_counterDje269
mod_vvisit_counterKete jave98
mod_vvisit_counterJaven e shkuar1628
mod_vvisit_counterKete muaj1303
mod_vvisit_counterMuajin e shkuar5624
mod_vvisit_counterGjithe vizitat133018

We have: 5 guests online
Your IP: 38.107.179.221
 , 
Today: Feb 06, 2012