| 100 vjet midis kapitalizmit dhe socializmit |
|
|
|
|
Fakte politiko-ekonomike Mirela Sinani, studiuese e shkencave politike.
ShekulliiShekulli i njëzetë hyri me ndryshime të mëdha në botë. Zhvillimi kapitalist e çoi botën në Luftën e Parë Botërore për një rindarje të re territoriale dhe për pushtime të reja koloniale. Thuajse nga fundi i saj, në 1917, në Rusinë cariste shpërtheu Revolucioni i Parë Proletar në botë. Për herë të parë në histori, pushteti kaloi në duart e shtresës më të ulët të popullit, në duart e proletariatit, i cili sipas përcaktimit të Marksit “nuk kishte ç`të humbiste në revolucion përveçse prangat, por mund të fitonte një botë të tërë”. Për herë të parë u vendos një pushtet proletar, i cili përmes armës së tij–shtetit të diktaturës së proletariatit merrte përsipër të bënte realitet teorinë marksiste të ndërtimit të një shoqërie pa shtypje e shfrytëzim të njeriut nga njeriu, të një shoqërie ku të gjithë njerëzit të ishin të barabartë. Dukej se në një të gjashtën e botës, njerëzit kishin prekur ëndrrën për të qenë të lirë e të barabartë. Ky shtet i ri propagandohej se mbështetej në një mënyrë të re prodhimi, në mënyrën socialiste, që kishte në themel një formë të re pronësie të panjohur deri atëherë - pronën socialiste mbi mjetet e prodhimit. Shteti i diktaturës së proletariatit pretendohej se ishte përfaqësues i interesave të ish-proletariatit rus, i cili përmes revolucionit, pretendohej të ishte kthyer në klasën që drejtonte shoqërinë. 100 vjet midis kapitalizmit dhe socializmit Propagandohej se kjo klasë e re sociale zotëronte mjetet kryesore të prodhimit.Lenini synonte të realizonte shpërthimin e një revolcioni proletar në të tërë botën, duke krijuar një perandori të re, tashmë proletaro-bolshevike.Si hallka kryesore për shpërthimin e këtij revolucioni shihej Gjermania, e cila në atë kohë kishte një lëvizje mjaft të zhvilluar komuniste e social-demokrate dhe mbante në kurriz pasojat poshtëruese të Luftës së Parë Botërore. Përpjekja e parë në 1919 dështoi. Trupat ruse që hynë në territorin e Polonisë u zbrapsën nga rezistenca dhe kundërgoditjet e fuqishme të trupave polake. Në vitin 1923 dukej se gjithshka qe përgatitur për shpërthimin e revolucionit proletar edhe brenda në Gjermani. Një rol të jashtëzakonshëm luante propaganda ruse e cila e paraqiste sistemin e ri sovjetik si një sistem me një model të fuqishëm ekonomik, si rezultat i të cilit në Rusi nuk mungonte asgjë, ndërkohë që në Gjermani situata qe shumë e vështirë dhe njerëzit lakmonin fatin e rusëve. Thuhej se ekonomia ruse nuk e njihte depresionin. Por zhvillimet në Gjermani, krijimi i Republikës së Vajmarit, i dhanë fund përgjithmonë ëndrrës bolshevike për një triumf në Gjermani e më tej. Sistemi botëror në dekadën e dytë të shekullit të njëzetë po ballafaqohej me dy mënyra të ndryshme të zhvillimit ekonomik: mënyra kapitaliste, mbisunduese dhe e mbështetur te prona private mbi mjete e prodhimit, te tregu i lirë dhe iniciativa private dhe, nga ana tjetër, mënyra e re sovjetike-socialiste, e mbështetur mbi pronën shoqërore socialiste dhe mbi një zhvillim të planifikuar të ekonomisë nga ana e shtetit socialist. Në këto njëzetë vjetë ekonomia kapitaliste botërore u përball me kriza të njëpasnjëshme. U bë e zakonshme që për të ruajtur çmime monopol, shoqëritë kapitaliste hidhnin, derdhnin, digjnin produktet e tyre, kurse gjendja ekonomike e shtresave të gjera keqësohej. Pati inflacion dhe stanjacion. Ndërkohë që në shtetin sovjetik propaganda fliste për zhvillime të vrullshme, me ritme të larta, për plane të sukseshme 5-vjeçare dhe për një begati ekonomike të paparë ndonjëherë! Fakti që pas Luftës së Parë Botërore shtetit gjerman iu ndalua mbajtja e ushtrisë dhe zhvillimi i industrisë së prodhimit të armëve u shfrytëzua nga shteti rus. Shoqëritë e mëdha gjermane si Krup, Siemens, që kishin prodhuar armë, të ndodhur përpara këtij fakti, i vunë tërë potencialet e tyre në shërbim të shtetit rus, i cili po militarizohej në përmasa të jashtëzakonshme. Porositë jashtëzakonisht të mëdha, blerja, ngritja e një industrie lufte nga më të përparuarat për kohën, prodhimi deri edhe i gazit nervin, krijuan idenë e një shteti proletar me një ekonomi kaq shumë të suksesshme brenda një kohe të shkurtër dhe të një epërsie të dukshme të kësaj forme të re ekonomike. Ndërkohë në qendër të Europës, me ardhjen në pushtet të nazistëve filluan përpjekje intensive për luftë. Hitleri betohej se do të luftonte deri në fund për të zhdukur çdo gjurmë të komunizmit. Përgatitjet e ethshme për luftë do të thithnin tërë energjitë e zhvillimit të këtyre ekonomive, madje edhe atë pak lulëzim që u vu re përkohësisht. Lufta e Dytë Botërore me shkatërrimet gjigande, vrasjet masive dhe milionat e njerëzve të rënë në front, i dha goditjen vendimtare ekonomisë staliniste. Në Bashkimin Sovjetik njerëzit ndesheshin përditë me privime të skajshme ekonomike dhe politike. Por propaganda dhe diktatura staliniste kishin arritur kulmin e ashpërsisë. Duke shfrytëzuar sakrificat e popujve të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike në luftë dhe duke spekulluar me shpirtin patriotik, goditej si “armik i popullit” dhe zhdukej cilido që shfaqte pakënaqësinë më të vogël. Në arenën botërore, pozicioni i fitimtarit të luftës, dhe marshimi i ushtrisë së kuqe mbi Berlin, u bënë kurrikula më e besueshme për të propaganduar triumfin e socializmit stalinist edhe në fushën ekonomike, duke fshehur gjendjen katastrofale. Mbarimi i Luftës së Dytë u shoqërua me lindjen e një sërë demokracish popullore. Të tërhequra nga utopia marksiste, që besonin se ishte realizuar tashmë në Bashkimin Sovjetik dhe nën ndikimin e stalinizmit ato iu futën rrugës së zhvillimit socialist të ekonomisë. Futja në garën e ethshme të armatimeve dhe perdja e hekurt që shoqëroi luftën e ftohtë shërbyen më së miri për të maskuar dhe krijuar iluzionin e një superfuqie ekonomike. Pas Luftës së Dytë Botërore ndër teoricienët e ekonomisë kishin tërhequr vëmendjen dy teori ekonomike: Teoria e ekonomistit anglez Keins që mbronte një model të zhvillimit kapitalist të ekonomisë, por me një ndërhyrje të planifikuar të shtetit në ekonomi dhe modeli i teoricienit gjerman Hayek që rivlerësonte forcat e tregut të lirë dhe iniciativën private. Modeli i Keinsit ishte ndikuar dukshëm nga roli që luante shteti socialist në një ekonomi të planifikuar. Pas Luftës së Dytë Botërore modeli britanik i Keinsit filloi të aplikohej kudo në botën kapitaliste, nxitur edhe nga propaganda e epërsisë së padiskutueshme të modelit sovjetik të ekonomisë. Në vitin 1948 India, ish-koloni britanike, fitoi pavarësinë. Ajo ishte konsideruar si guri më i çmuar i kurorës britanike. Shteti i ri indian gjendej përpara dy modeleve ekonomike: ai sovjetik, pra krejtësisht i planifikuar, dhe ai britanik, me ndërhyrje të planifikuara të shtetit në ekonomi. Qeveria indiane, duke u mbështetur në ekonomistët më të mirë përpunoi një model matematikor të një ekonomie mikse, pra një rrugë që ndërthurrte të dy modelet mësipër, ku shteti ndërhyn sidomos në industrinë e rëndë, në industrinë e prodhimit të çelikut, në minierat e qymyrgurit, etj. Në vitin 1949, pas revolucionit popullor, Kina hyn në udhën e zhvillimit të demokracisë popullore nën udhëheqjen e PKK. Një shtet me një popullsi qindra milionëshe po aplikonte sistemin socialist të zhvillimit ekonomik. Formimi i kampit socialist në lindje të Europës, përforconte idenë se zhvillimi ekonomik i lindjes qe më i suksesshëm se ai tradicional kapitalist. Në horizontin e ekonomive të vendeve lindore s`dukej ndonjë shenjë krize. Kjo dukje ndikoi në përhapjen e ideve socialiste edhe në kontinentin e zi, në Afrikë. Vendet e sapo çliruara nga kolonizatorët synonin një zhvillim ekonomik me një peshë të madhe të shtetit në ekonomi. Kështu rreth viteve 1950 modeli i Keinsit ishte modeli i ditës, ndërsa modeli i Hajekut pothuajse qe harruar. Shumica e universiteteve s`e shikonte me sy të mirë, teoricienin e famshëm Hajek. Mediokrit arritën ta mënjanojnë e ta lenë në harresë. Askush nuk e ftonte për leksione apo në konferenca shkencore. Ai u detyrua të jetojë në provincë, larg shtresave të larta, i shpërfillur nga elitat intelektuale dhe politike. Duke analizuar teorinë e Keinsit, Hajeku vëren se ”për Keinsin forcat e tregut s`janë forca reale; kur vjen kriza është shteti që duhet të ndërhyjë”. Modeli i Keinsit u bë frymëzues edhe për ekonominë amerikane. Ndërkohë në çikago një grup ekonomistësh formuan grupin e njohur si ”Shkolla e çikagos”. Milton Fridman, përfaqësues i këtij grupi, e përcaktonte në këtë mënyrë pikëpamjen e tyre ekonomike: Treg i lirë, individualizëm, kontroll i limituar shtetëror në ekonomi. Një numër i madh profesorësh dhe ekonomistësh të saj morën çmim nobel. Por teoria e Keinsit ishte ajo që sundonte edhe në qarqet e larta zyrtare.Vetë presidenti Kened mbante fjalime ku mbështeste teorinë e Keinsit. Për Kenedin teoria e Keinsit kishte fituar. Bumi ekonomik amerikan në vitet 60-të ishte edhe bumi i teorisë së Keinsit. Në Itali, dukej i njëjti sukses i teorisë së Keinsit. Në 1959 lira italiane arriti kulmin e fuqisë së saj, duke u çmuar si monedha më e fuqishme. Italianët e ndienin veten në kulmin e mrekullisë ekonomike-ishin bërë të pasur. Ndërhyrjet e fuqishme në infrastrukturë, mjete publike, ndërtime aeroportesh, rrugë, zhvillimi i madh i industrisë së ndërtimit, rritja e rrogave, zhvillimi i industrisë së drejtuar nga shteti, bënë të mundur të kishte një rritje të madhe të konsumit. Shoqëria italiane ia kishte arritur të kthehej në shoqëri konsumatore. Por 10 vjet më vonë, në vitet 1970, në ekonominë botërore fillojnë të duken shenjat e një stanjacioni të madh. Amerika, Anglia, Italia, që përjetuan bumin e keinsizmit, u përballën me një valë të madhe të rritjes së çmimeve dhe me një inflacion mbi 17,2% . Tre ishin motivet kryesore të kësaj situate:1-Dollari s`ishte më i konvertueshëm në ar, pra s`qe më monedhë konkurruese në tregun botëror. Ekonomia amerikane pësoi një blof të madh. 2- Goditja shokuese për shkak të naftës, çmimi i së cilës brenda tre vjetëve u rrit gati 10 herë. 3-Pasojat e paparashikuara të revolucionit teknologjik, i cili duke zëvendësuar gjithnjë e më shumë punën e punëtorëve me makinat, u shoqërua me në një rritje të madhe të papunësisë. Stanjacioni solli perëndimin e utopisë së Keinsit. Inflacioni çoi në rritjen e shpejtë të çmimeve. Në ShBA, presidenti Nikson në vitet 1969-1974 e kishte shpallur veten keinsian. Duke parë rritjen e madhe të çmimeve në materialet e ndërtimit, kërkon që të ketë rritje të nivelit të çmimeve, por këto të shoqërohen me rritje pagash për të krijuar një kompensim dhe për të luftuar kundër papunësisë. Por ekonomia amerikane nuk e kaloi dot situatën e vështirë. Në 1975 ajo hyri në krizë: inflacioni nuk u mbajt dot nën kontroll, pati prodhime skarco në treg që shiteshin me çmimet e prodhimevetë cilësisë së parë dhe çmimet vazhduan të ngrihen. Në Angli kriza u shoqërua me pasiguri të jetës së përditshme, me rritje të vazhdueshme çmimesh dhe me rritje të papunësisë. Situata e vështirë në tregun e naftës dhe grevat e punëtorëve e bënë krizën të marrë pamje të plotë. Në vitin 1974, Joseph Keith, ish konservator, që kishte qenë i entusiasmuar nga teoria utopike e Keinsit mbi ndërhyrjen e shtetit në ekonomi për aksione të mira, rikthehet te idetë e Hajekut. Ai vendos të debatojë me profesorët e universiteteve, të cilat ishin krejt nën ndikimin e ideve ekonomike socialiste. ”Vendi ynë (Anglia) është vendi më i infektuar nga idetë socialiste se çdo vend tjetër kapitalist”- do të shprehej ai. Keith siguroi besimin dhe përkrahjen e Margaret Thaçerit, e cila kishte studjuar në Oksford. Duke lexuar Hajekun, Thaçeri pohonte me entusiazëm: ”Kjo është ajo ku ne besojmë. Tani bota po ecën në drejtimin e duhur”. Pas Luftës së Dytë Botërore vetëm brezi i vjetër besonte te tregu i lirë. Në vitet 70-të besonin vetëm pak, kurse në vitet 90-të besimi është rikthyer.Të rinjtë e shohin tregun e lirë si alternativën më të mirë të zhvillimit. Në vitet 70-të përvoja tregoi se mbajtja e çmimeve të larta detyrimisht sjell një normë inflacioni të lartë. Kështu që në vend të rrisë garën konkurruese, e vret atë. Margaret Thaçer përpunoi atë që njihet si “Doktrina Thaçer” apo “revolucioni liberist”. “Njerëzit veprojnë atëherë kur besojnë në atë që bëjnë”- ishte motoja e Thaçerit. Transporti, shkollat, turizmi, shërbimet shëndetësore, mbështetja e shtresave të varvëra ishin momente kyçe të zhvillimit, por Thaçeri kritikoi rritjen e shpenzimeve publike. Ajo e konsideroi këtë si një praktikë shumë të dëmshme dhe kërkoi t`i jepej fund menjëherë. Ekonomistët e shkollës së Keinsit e kundërshtuan. Ata i kërkuan të përdorë paratë publike për të ndihmuar të papunët si rezultat i falimentimit të shumë shoqërive si dhe për të ndihmuar shoqëritë e falimentuara. Kundërshtimi qe i prerë dhe ajo u quajt “ zonja e hekurt”. Ndërhyrja në konfliktin e Argjentinës për ishujt Folklend dhe fitorja e Anglisë, e siguruan qeverinë e Thaçerit dhe rritën prestigjin e konservatorëve. Objektivi kryesor i qeverisë së Thaçerit ishte zvogëlimi i industrisë shtetërore, që po pakësonte përditë të ardhurat shtetërore. Synohej privatizimi i tyre. Minierat me rendimentin e ulët dhe me numrin e madh të punëtorëve rëndonin përditë në kurriz të shtetit. Por njëkohësisht me numrin e madh të punëtorëve ato qenë kthyer në një industri ku mbisundonin pikëpamjet socialiste. Qeverisë iu desh të përballej me minatorët dhe me sindikatat e fuqishme të industrisë së qymyrgurit. Të frymëzuar nga idetë socialiste, 10 vjet përpara se Thaçeri të vinte në krye të ekzekutivit, lëvizja e minatorëve i kishte rrëzuar nga pushteti konservatorët. Sërish në krye të grevave qenë socialistët. Sipas tyre një treg i lirë s`ishte në interes të publikut, kurse politika e qeverisë së Thaçerit theksonte të kundërtën: tregu i lirë është në interes të publikut; çdo gjë duhet të privatizohet. U privatizuan gjithë industritë dhe ndërmarrjet shtetërore si industria e gazit, minierat, bankat, telekomunikacionet dhe shoqëritë e sigurimit, ndërmarrjet ushqimore deri edhe ndërmarrjet e ujit të pijshëm. Kjo i siguroi Anglisë një zhvillim më të sigurt. Në ShBA ekonomia kalonte të njëjtat vështirësi. Përpjekjet e presidentit Karter për të shpëtuar situatën duke zbatuar teorinë e Keinsit s`dhanë rezultat. Presidenca e mëpasshme e Reganit do të mbështetej te doktrina eTheçerit. ”Në mos tani-kur? Në mos ne-kush?”- kështu Regani shpalli kursin e një politike të re ekonomike, e cila shoqërohej me një politikë të re financiare, me ulje të taksave për shtresat e varfëra dhe synonte nxjerrjen e vendit nga amullia. Papunësia u rrit së tepërmi. Provincat dukeshin krejt në agoni. Taksat e interesit arritën deri në 21%. Pati shumë falimentime. Tre vjet sakrifica të mëdha për Amerikën. Vetëm në vitin 1980 dragoi i inflacionit u vra. Kur inflacioni tentonte të rritej ndërhynte banka qendrore. Një situatë e vështirë kishte përfshirë edhe Indinë. Sistemi miks i ekonomisë sipas atij britanik dhe sovjetik, me ndërhyrje të planifikuar të shtetit, krijoi një burokraci të jashtzakonshme shtetërore. Për çdo gjë duhej leje nga shteti. Për të kapërcyer pengesat burokratike njerëzve u mbetej vetëm një rrugë – korrupsioni. Ajo që ofronte ekonomia indiane për tregun ishte shitje produktesh të skaduara me çmimet e produkteve të cilëisë së parë. Sistemi i kontrolluar, i mbrojtur dhe i planifikuar nga shteti u bë frenues i zhvillimit ekonomik. Amerika Latine paraqiste një pamje edhe më mjeruese. Kuba e revolucionit të Fidel Kastros e sheh zhvillimin e planifikuar të ekonomisë si të vetmen rrugëdalje nga varfëria. Por ndjekja e politikës së proteksionizmit, ngritja e barrierrave ndaj prodhimeve të huaja, pengoi marrjen e investimeve, marrjen e teknologjisë moderne dhe shkëmbimin e përvojës. Kurse në Kili, në vitin 1973, gjenerali August Pinoçet sulmoi pallatin presidencial të Salvador Aljendes dhe kreu grusht shtetin. Diktatura e gjeneralëve e zhyti Kilin në dhunë dhe krime. Qindra studentë dhe intelektualë, përkrahës të Aljendes u zhdukën. Ndërsa intelektualët qenë kundërshtarë të vendosur të diktaturës së Pinoçetit, shtresa e mesme e shoqërisë kiliane e konsideronte atë si shpëtimtar.Por qeveria e tij nuk ofronte asnjë rrugëdalje nga vështirësitë ekonomike, asnjë plan ekonomik.Gjeneralët kërkonin një popull në rresht dhe ekonomi që t`I bindej urdhërave.Me ndërhyrjen e ekonomistit Milton Fridman, që mbajti në universitet laksione mbi lirinë e tregut, u arrit që politika e Pinoçetit të ndryshojë, duke u orientuar nga tregu. U privatizuan 500 ndërmarrjet e para.Por çmimet e larta rëndonin mbi shtresat e varfëra. Papunësia arriti në 30%. U thellua më tej ndarja të pasur-të varfër. Por pak nga pak situata filloi të lëvizë. Fridmani fitoi populllaritet të keq, aq sa, kur atij iu dha çmimi Nobel, në Kili shpërthyen protesta. Njerëzit protestonin pse ai vuri talentin e tij të jashtëzakonshëm në shërbim të një diktature.Dora-dorës u arrit që qeveria ushtarake të zëvendësohej nga një qeveri liberalo-demokratike.Teoria e Milton Fridmanit u konsiderua” shpëtimi kilian”. Në vitin 2000 Kili arriti ta ketë 8% nivelin e papunësisë. Në vitet 70-80 në bashkimin Sovjetik u kuptua përfundimisht se ekonomia sovjetike s`kishte më rrugëdalje. Në rrethet universitare fillojnë diskutimet për ët kuptuar ç`ndodhte me ekonominë.Një shtet që pretendonte të ishte superfuqi, që merrte pjesë në garën e armatimeve bërthamore dhe të fluturimeve në hapsirë, s`kishte ushqime të mjaftueshme për popullin, deri as detersivë për të larë! Në grupe të mbyllura diskutohet rreth teorive të Fridmanit dhe Hajekut. Asnjë nuk pretendonte të bënte ndonjë revolucion, por se si të gjenin një rrugëdalje për vështirësitë ekonomike. Në vitin 1981 erdhi në fuqi Mihail Gorbaçov. Politika e re ekonomike e Gorbaçovit e njohur si “pjerestrojka” apo ristrukturimi përbënte hapin gjigand drejt hapjes për tregun e lirë.Pesë ishin kolonat themelore të “pjerestrojkës”: Pavarësi e ndërmarrjeve nga shteti; ekonomi bujqësore private; reformë në sistemin e pagave; revolucion teknologjik në strukturat prodhuese të ekonomisë; shkurtim i burokracisë shtetërore. Nevojitej një infrastrukturë e lehtë për t`iu përshtatur më mirë tregut. Filloi iniciativa private dhe u eliminuan disa struktura kontrolli. Megjithëse ecja qe e ngadaltë, gjigandi ekonomik filloi të lëvizte. Dhjetë vjetëshi i fundit i shekullit të njëzetë me tronditjet e fuqishme sociale shkatërroi përfundimisht çdo gjurmë lidhjeje me sistemin e mëparshëm ekonomik të drejtuar nga shteti. Rënia e murit të Berlinit, e hapi përfundimisht lindjen e Europës drejt tregut të lirë. Teoria e Hajekut është rivlerësuar, ajo është në rendin e ditës. Shumë vende shpallën pavarësinë nga struktura artificiale shtetërore, të ashtuquajturat bashkime vullnetare sovjetike apo bashkime federative, që rëndonin në shpatullat e popujve të tyre, duke u kushtuar shfrytëzim dhe prapambetje të thellë ekonomike, politike, kulturore e shoqërore. Të tjerë popuj janë ende në procesin e gjetjes së vetvetes përmes pavarësimit dhe ndërtimit të strukturave të reja politike. Shekulli i njëzetë kaloi përmes lëkundjeve nga njëra formë ekonomike te tjetra. Format socialiste të ekonomisë ishin shpesh sunduese jo thjesht në vendet socialiste, por edhe në ato që ishin në ballë të kapitalizmit. Askush nuk mundi t`i shpëtonte tundimit për të arritur fitime sa më të larta dhe ëndrrës për paqe e përparim social. Dhe këtu propaganda e një shteti të stërmadh ia doli të mashtrojë për vite e vite edhe kapitalistët e rregjur, derisa perdja e hekurt ra. Mund të themi se zhvillimi ekonomik i shekullit të njëzetë filloi me pak vende që pranonin ndërhyrje të shtetit në zhvillimin ekonomik. Nga mesi i tij, në shumë vende flitej për më shumë ndërhyrje ekonomike të shtetit. Fundi i shekullit u mbyll me reformat për më pak ndërhyrje të shtetit dhe me hapjen ndaj një tregu të lirë. Ky shekull u lëkund nga përpjekja proletare leninisto-staliniste për të krijuar një sistem botëror të ekonomisë shtetërore te një sistem botëror i tregut të lirë. Duke krijuar një sistem të njësuar ekonomik të mbështetur te tregu i lirë, te konkurrenca dhe te iniciativa private, si edhe një sistem të ri vleror të mbështetur te liritë dhe të drejtat e njeriut, bota ka përvijuar disa piketa të së ardhmes. Asaj i duhet të përballet me probleme të reja gjigande si: rritja e papunësisë si rezultat i zbatimeve të reja teknologjike, informatike dhe kompjuterike; respektimi i lirisë së çdo individi në një botë gjithnjë e më të spiunuar nga arritjet teknike; ruajtja e mjedisit natyror si kusht themelor i ekzistencës nga ndotjet industriale,etj. Shekulli i ri tashmë ka filluar me një sfidë të madhe: sfidën e tregut të lirë dhe të globalizimit.
|
Numrat e Revistës Polis
Më të lexuarat
Who's Online
We have 6 guests onlineMenuja kryesore
| HOME |
| RRETH POLIS |
| BORDI EDITORIAL |
| STANDARTI I CITIMIT |
| KRITERET E VLERËSIMIT |
| KONTAKT : . |

Login Form






![]() | Sot | 97 |
![]() | Dje | 269 |
![]() | Kete jave | 97 |
![]() | Javen e shkuar | 1628 |
![]() | Kete muaj | 1302 |
![]() | Muajin e shkuar | 5624 |
![]() | Gjithe vizitat | 133017 |
Your IP: 38.107.179.223
,
Today: Feb 06, 2012










