Polis 3
Tregtia e Sovranitetit Shtetëror: Forcimi i Ekonomisë Informale në Shqipëri PDF Print E-mail

Elda Papa

Universiteti Europian i Tiranës

 

Hyrje

 

Shkalla e lartë e informalitetit në shoqërinë shqiptare shihet si një nga faktorët më shqetësues që pengon zhvillimin dhe demokratizimin e vendit, dhe rrjedhimisht progresin e tij në përmbushjen e aspiratave për anëtarësim në strukturat euro-atlantike. Ka vite që retorika antikorrupsion, akuzat e ndërsjellta të forcave kryesore politike në vend për përfshirje të zyrtarëve të lartë qeveritarë apo politikanëve të ndryshëm në aktivitete kriminale janë bërë refreni i politikës shqiptare. Sado e çuditshme të duket, akuzat ngrihen thjesht për t’i shërbyer garës për pushtet politik dhe jo drejtësisë për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore ata pushtetarë që prezupozohet të jenë të përfshirë në afera korruptive apo kriminale.

Read more...
 
Demokracia Në Funksion Të Gramatikës Politike: Një Krahasim Konceptual me Kuvendimin Sipas të Drejtë PDF Print E-mail

Dr. Ermal Hasimja

Universiteti Europian i Tiranës

 
A mund të përdoret analiza e gramatikës politike të Kanunit, qoftë si pikënisje historike, qoftë si metaforë politike, për analizën e gramatikës politike aktuale?  Studimet e deritanishme mbi Kanunin dhe organizimin politik të ngritur mbi të priren të ndriçojnë aspekte kryesisht etnologjike apo juridike. Punime të tjera, sidomos të së shkuarës, rreken të qëmtojnë veçori juridike që do të mund të përdoreshin si argumente të një përpjekjeje të shqiptarëve për ndërtimin e strukturave që “duhen parë” si zëvendësuese apo imituese të shtetit. Ky nivel i dytë analize gjendet në të njëjtën ulli me konceptimet nacionaliste të së shkuarës. Gjergj Fishta (1999/1933) apo Shtjefën Gjeçovi (1999/1933) janë përfaqësuesit më të ndritur të kësaj rryme.

Read more...
 
E Drejta Kanunore dhe Shteti i së Drejtës PDF Print E-mail

Nebi Bardhoshi

Hyrje

 

Në antropologjinë sociale proçesi që njihet rëndom si tranzicion politik i vendeve ish-socialiste është bërë objekt studimi në dimensionin jurdik, ekonomik e atë politik. (shih edhe Hann, 2000). Që tek emërtimi  si ‘tranzitore’ apo ‘kalimtare’ antropologët e shohin në mënyrë kritike pasi nuk mund të konsiderohet thjesht kalimtare apo kapërcuese nga një sistem te tjetri. Është periudhë transformimi (Prato 2004., Salmarshe, 2001). Duke shkuar më tej ky proçes nuk është uniform në të gjitha shoqëritë që thamë madje as brenda të së njëjtës shoqëri. Në këtë kuadër ky punim ka për objekt trajtimin dukurisë së përballjës së ligjeve të ‘huazuara’,  me kulturën lokale gjatë periudhës së transformimit.

Read more...
 
Strategjite e Harreses Kolektive, ose Perse Nuk Mund te Mesojme Nga e Kaluara. PDF Print E-mail

Blendi Kajsiu
Universiteti Europian i Tiranёs

Ka njё paradoks tё thellё nё mёnyrёn se si konceptohet harresa. Nё imagjinatёn kolektive harresa ёshtё mёnyra se si koha fshin faktet nga kujtesa. Ajo ёshtё antiteza e kujtesёs dhe nё raport tё drejtё me kohёn; sa mё shumё kalon koha aq mё shumё rritet harresa. Nga ana tjetёr  ne besojmё qё nuk mund tё kujtojmё nё mёnyrё 'objektive'   pa u distancuar nё kohё nga e kaluara. Kёshtu distancimi nё kohё njёkohёsisht shton harresёn, dhe qartёson kujtesёn tonё historike. Pёr tё kuptuar kёtё paradoks duhet ta shohim harresёn kolektive jo si njё fenomen patologjik, por si njё strategji politike nё shёrbim tё sё tashmes.  Ajo nuk ёshtё aspak njё funksion i sё kaluarёs, por prodhim i sё tashmes. E tashmja prodhon tё kaluarёn, dhe jo anasjelltas.  Prandaj nuk mund tё ketё njё pёrshkrim 'objektiv' tё sё kaluarёs.  Cdo narrativё historike mё shumё sesa njё pёrshkrim i tё kaluarёs ёshtё njё pasqyrim i vlerave, pёrplasjeve, interesave apo pretendimeve tё sё tashmes. 

Read more...
 
Haxhi Qamili: Rebel, Hero, Kundërhero PDF Print E-mail

Enis Sulstarova

Universiteti Europian i Tiranës

 


Haxhi Baba me katunarë

s’duron pash’ e agallarë.

Nga Shkozeti në Tiranë

ç’u derdh gjaku nji pullamë.

- Bini, burra t’marrim hak

gjith’ bejlerët t’i lajmë në gjak      Këngë popullore

Read more...
 
<< Start < Prev 1 2 Next > End >>

Page 1 of 2

e bene
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot2
mod_vvisit_counterDje156
mod_vvisit_counterKete jave706
mod_vvisit_counterJaven e shkuar861
mod_vvisit_counterKete muaj2
mod_vvisit_counterMuajin e shkuar3780
mod_vvisit_counterGjithe vizitat30967

We have: 2 guests online
Your IP: 38.107.191.99
 , 
Today: Jul 31, 2010