| Strategjite e Harreses Kolektive, ose Perse Nuk Mund te Mesojme Nga e Kaluara. |
|
|
|
|
Blendi Kajsiu Ka njё paradoks tё thellё nё mёnyrёn se si konceptohet harresa. Nё imagjinatёn kolektive harresa ёshtё mёnyra se si koha fshin faktet nga kujtesa. Ajo ёshtё antiteza e kujtesёs dhe nё raport tё drejtё me kohёn; sa mё shumё kalon koha aq mё shumё rritet harresa. Nga ana tjetёr ne besojmё qё nuk mund tё kujtojmё nё mёnyrё 'objektive' pa u distancuar nё kohё nga e kaluara. Kёshtu distancimi nё kohё njёkohёsisht shton harresёn, dhe qartёson kujtesёn tonё historike. Pёr tё kuptuar kёtё paradoks duhet ta shohim harresёn kolektive jo si njё fenomen patologjik, por si njё strategji politike nё shёrbim tё sё tashmes. Ajo nuk ёshtё aspak njё funksion i sё kaluarёs, por prodhim i sё tashmes. E tashmja prodhon tё kaluarёn, dhe jo anasjelltas. Prandaj nuk mund tё ketё njё pёrshkrim 'objektiv' tё sё kaluarёs. Cdo narrativё historike mё shumё sesa njё pёrshkrim i tё kaluarёs ёshtё njё pasqyrim i vlerave, pёrplasjeve, interesave apo pretendimeve tё sё tashmes. Nё kёtё proces harresa mё shumё sesa patologji ёshtё njё strategji pёr tё differencuar tё tashmen nga e kaluara, pёr tё sendёrzuar identitetet e sё tashmes, pёr tё ndёrtuar pretendimet drejt sё ardhmes. Pёr kёtё arёsye harresa fiton njё rёndёsi tё vecantё nё tё ashtёquajturat 'kthesa historike'. Nё kёto kthesa harresa kolektive ёshtё e domosdoshme pёr tё risendёrzuar identitetin politik dhe social tё akorёve tё sё djeshmes, tё cilёt vetёm nёpёrmjet kёtij procesi mund ti mbijetojnё sё tashmes dhe tё pretendojnё tё ardhmen. Nёpёrmjet harresёs kolektive sistemet politike tё sё tashmes fitojnё njё identitet tё vetin duke u pёrcaktuar si antiteza tё sistemeve tё kaluara. Harresat kolektive nё raport me sistemin komunist janё shembulli mё i qartё i kёtij procesi. Pёr ta kuptuar kёtё le t'i hedhim njё vёshtrim tё shpejtё disa harresave tё sё kaluarёs, pёr tё kuptuar se si ato pёrbёjnё njё strategji pёr tё ndёrtuar tё tashmen. Sot kur flitet pёr demokracinё apo demokratizimin menjёherё nёnkuptohet periudha post-komuniste, pas rёnies sё Partisё sё Punёs. Si demokracia ashtu dhe demokratizimi ёshtё njё process qё nё memorjen tonё politike fillon me pluralizmin politik, apo me ardhjen nё pushtet tё Partisё Demokratike. Ndёrkohё udhёheqёsit e PP-sё, si Ramiz Alia, njehsohen me diktaturёn komuniste. E megjithatё e kaluara duket pakasa mё komplekse. Kёshtu pas pleniumit IX tё Patisё sё Punёs nё Janar tё 1990, por edhe mё parё, fillon njё fushatё e pandёrprerё pёr ’demokratizimin e jetёs nё tё gjitha fushat’, me njё artikulim politik tejet tё ngjashёm me atё tё sotmin. Kёshtu mё 6 Qershor 1990, Ramiz Alia do shprehej nё njё fjalim tipik se; “Revolucionarizimi i gjithanshёm i jetёs sё vendit, demokratizimi i mёtejshёm i saj, janё mjet i sigurt pёr zhvillime tё qёndrueshme e nxitje pёr tё cuar pёrpara ekonominё, kulturёn, tёrё jetёn tonё politike e shoqёrore.” (1) Gjithashtu ёshtё vёshtirё tё kujtohet se dicka e tillё ishte mjaft e lehtё pёr sistemin ‘totalitar’ komunist pasi ai nё vetvete pretendonte tё ish kulmi i demokracisё popullore. Pra njё sistem vёrtet demokratik, ndryshe nga pseudodemokracia borgjeze. Andaj kёrkesa pёr demokraci ёshtё mёse e natyrshme nё universin diskursiv dhe konceptual tё komunizmit. Nё fakt vetё sistemi komunist nga njё pikёpamje tipike progresiste iluministe e shikonte vetveten si pёrkryerjen e demokracisё pas demokracisё liberale borgjeze, qё ndonёse ishte njё stad mё i evoluar se feudalizmi, pёrsёri nuk pёrbёnte vёrtet njё sistem ku trupёzohej vullneti popullor, por njё sistem ku ky vullnet deformohej, pёrjashtohej apo shtypej. Dhe ku proletariati ishte viktimё i asaj qё Marksi e quante 'ndёrgjegja e rreme'. Pak rёndёsi ka nёse dicka e tillё ёshtё e vёrtetё apo jo. Ajo qё harrohet ёshtё fakti se emёrtimin totalitar kёtij sistemi iu vu pasi ai u rrёzua. Pёr sa kohё ai ekzistonte edhe atёherё, si dhe sot, pretendohej se po ndёrtohej njё demokraci e vёrtetё, ajo komuniste. Pёr kёtё arёsye edhe atёhere si sot flitej mjaft pёr pjesmarrjen e popullatёs nё vendimmarrje, dhe nё procesin politik, prandaj i kushtohej rёndёsi pjesmarrjes nё votime sado fiktive tё ish ajo. Jo rastёsisht theksoheshin organizma tё shoqёrisё tё tipit Fronti Demokratik ku qytetarёt mblidheshin dhe diskutonin, forume qё pak a shumё luanin rolin e shoqёrisё civile tё atёherёshme, njё shoqёri qё nё fakt nuk ekzistonte nё koncpetin tonё aktual pasi ishte tejet e ideologjizuar. Forume nё tё cilat nёpёrmjet edukimit, pjesmarrjes apo angazhimit politik synohej ngritja e njeriut tё ri socialist, tё shkёputur nga e kaluara prapanike, mikroborgjeze apo feudale. Ndёrsa sot synohet, nё mёnyrё mё pak agresive, formёsimi i qytetarit/njeriut tё ri demokratik, i shkёputur nga e kaluara diktatoriale. Prandaj edukimi qytetar, njё frymёzim tipik iluminist ky, ёshtё njё komponent i rёndёsishёm i shoqёrisё civile. Pavarёsisht nga ’thelbi’ apo e vёrteta e kёtyre fenomeneve tё paktёn nё nivel artikulimi ato kanё njё sёrё ngjashmёrish me fenomenet e sotme, tё cilat ose nuk theksohen, ose duket sikur janё harruar. Sikurse edhe fakti qё ndёrtimi i komunizmit nuk pёrfundoi kurrё. Socializmi ishte thjesht njё stad tranzicional drejt komunizmit. Njё tranzicion qё zgjati rreth 45 vjet, por gjithёsesi njё tranzicion. Nёse ai djeshmi ishte njё tranzicion socialist ky i yni sot ёshtё njё tranzicion demokratik, qё herё synon konsolidimin e demokracisё, herё integrimin e shqipёrisё nё BE. Ajo qё duhet theksuar ёshtё fakti se tranzicioni aktual nuk ёshtё njё risi pёr Shqipёrinё, gjё qё duket se ёshtё ’harruar’ nga shoqёria jonё. Tranzicioni mё i fundit qё ne kaluam ishte ai socialist, rreth 45 vjecar, le tё shpresojmё qё pёrvecse nё pёrmbajtje tranzicioni i ri tё ndryshojё edhe nё kohёzgjatje, dhe mos tё ndiqet nga ndonjё tjetёr tranzicion. Po kёshtu procesi i integrimit tё Shqipёrisё nё njё komunitet politik mё tё madh se vetja nuk pёrbёn ndonjё risi. Pёrpara BE-sё Shqipёria ёshtё integruar me BS-nё. Nёse sot vijnё ekspertё nga BE-ja apo SHBA-tё pёr tё na ndihmuar nё ngritjen e sistemit politik apo ekonomik, dje ata vinin nga BS-ja, Evropa Lindora apo edhe nga Kina. Nёse sot pёr zgjidhjen e konflikteve politike janё tё rёndёsishme direktivat e delegacionit tё BE-sё, OSBE-sё apo ambasadёs Amerikane, dje ishin ato tё ambasadёs Jugosllave, Ruse apo Kineze. Me pak fjalё marrdhёnia prind - fёmijё nё tё cilin Shqipёria ndodhet sot me BE-nё, nuk pёrbёn ndonjё risi, cka edhe mund tё shpjegoj pёrse ajo ёshtё pёrqafuar me kaq entuzizёm dhe lehtёsi. Ashtu sikurse edhe dyzimi midis synimit tonё europian dhe realitetit shqiptar nuk ёshtё ndonjё risi nё formё. Ligjet tona nё letёr janё tejet ’europiane’ por nё zbatim janё tejet ’shqiptare’. Kёshtu qё pёr sistemin politik qё po sendёrzojmё ekziston njё rrezik real qё nёpёrmjet procesit tё integrimit europian tё ndёrtojmё nё sistem politik nё letёr gjithnjё e mё larg sistemit politik nё tё cilin jetojmё. Nuk do tё ishte hera e parё qё shoqёria shqiptare do jetonte nё njё dyzim tё tillё midis asaj qё deklarohet dhe asaj qё jetohet. Diktatura komuniste qё kaluam ishte njё sistem dyzimi apo hipokrizie par excellance. Nga njёra anё glorifikohej sistemi socialist si arritja mё e lartё e demokracisё popullore dhe e zhvillimit ekonomik, nga ana tjetёr jetohej cdo ditё nё njё sistem politik diktatorial dhe nё deprivim tё thellё ekonomik. Por edhe sёmundjet e sistemit tonё politik janё tё ngjashme me ato tё mёparёshmit. Sot flitet pa fund pёr korrupsionin, dhe shpesh mendohet se ai pothuajse nuk ekzistonte gjatё regjimit komunist. Kjo vjen pjesёrisht si pasojё e faktit qё termi ’korrupsion’ lindi pas rёnies sё komunizmit. Gjithashtu edhe fenomeni i korrupsionit kishte njё tjetёr dinamikё dhe kuptim nё kontekstin e sistemit komunist. (2)Megjithatё nё kodin penal tё komunizmit, mitmarrjes i kushtohen me shume se tre faqe, dhe tre nene tё gjata. Nё tё thuhet shprehimisht: “ Me clirimin e vendit dhe dhe vendosjen e pushtetit popullor nё tё gjithё vendin dhe deri mё sot ёshtё zhvilluar dhe zhvillohet njё luftё e rreptё kundёr mitёs, nё planin juridik dhe atё ideologjik, duke e parashikuar kёtё vepёr shoqёrisht tё rrezikёshme si krim”. Ja pra lufta kundёr mitёs, qё nё fakt ёshtё lufta e famshme kundёr korrupsionit qё po zhvillohet nga qeveria e sotme. Njё luftё qё nё fakt duket sikur filloi mё 3 Korrik 2005, kur PD-ja erdhi nё pushtet. Duket se ёshtё harruar qё kjo luftё ka qenё pjesё integrale e programit tё PD-sё qё nё 1992 kur ajo erdhi nё pushtet pёr herё tё parё, ndonёse atёherё u la paksa nё hije prej luftёs kundёr komunizmit. Kёshtu nё 8 shkurt 1992, lideri i PD-sё, Sali Berisha deklaronte nё njё intervistё pёr Le Fiagaro se “nё qoftё se Shqipёria i jep fund problemit tё saj politik duke mёnjanuar komunistёt, nё qoftё se ajo likuidon korrupsionin, ajo do tё mund tё rimёkёmbё ekonominё e saj.” (3) Ndёrsa me tё ardhur nё pushtet nё cilёsinё e Presidentit nё mesazhin qё ai i drejton Kuvendit Popullor mё 22 Prill 1992 Berisha shprehet: “Ёshtё e domosdoshme qё ky kredibilitet [i zgjedhjeve] tё pёrdoret me mencuri dhe pa humbur asnjё minut kohё pёr ndёrtimin e juridik dhe…luftёn kundёr korrupsionit”.(4) Ёshtё interesante tё vёresh se gjatё komunizmit mita apo ryshfeti shikohej si ‘pjesё e pandarё e aparatit shtetёror kapitalist borgjez e revizionist ku merr pёrpjestime gjithnjё e mё tё mёdha dhe ka pёrfshirё tё gjitha sferat e aparatit shtetёror, ndёrsa pёr aparatin tonё shtetёror ёshtё shfaqje e mbeturinave tё sё kaluarёs dhe e papajtueshme me normat e moralit dhe tё sё drejtёs sonё socialiste”. (5) Ndёrsa sot korrupsioni shikohet si pjesё e pandarё dhe karakteristike e vendeve nё tranzicion apo nё procesin e tё ashtёquajturit konsolidim demokratik. Nё tё dyja rastet ai ёshtё njё element pёrcaktues, negative i sistemit tjetёr. Sistemi komunist e shikonte atё si fenomen tё kapitalizmit, ndёrsa demokracitё e konsoliduara e shohin atё si pjesё tё demokracive nё konsolidim. Nё tё dyja rastet ky fenomen kryen njё rol diferencues. Por qёllimi i shembujve tё mёsipёrm nuk ёshtё pёr tё nxjerrё nё pah ngjashmёritё e tё shkuarёs me tё tashmen, as pёr tё argumentuar se sistemi komunist ёshtё i njёjtё me atё demokratik. Natyrisht njё listё mё e gjatё ndryshimesh mund tё pёrpilohej mё lehtёsisht. Mё lehtёsisht pasi duket se janё pikёrisht ngjashmёritё dhe jo ndryshimet qё janё fshirё nga ‘kujtesa kolektive’. Dhe pikёrisht nё ‘pёrsenё’ e kёsaj harrese duhet tё ndalemi pёr tё kuptuar strategjitё dhe burimet e harresёs kolektive. Natyrisht kёto strategji janё tё shumta. Kёshtu mund tё argumentohet lehtёsisht se harresa e ‘pjesmarrjes’ nё sistemin komunist, qё natyrisht nuk ёshtё e plotё, dhe theksimi i dhunёs sё kёtij regjimi i shёrben edhe lehtёsimit tё ndёrgjegjes kolektive nё raport me atё qё ndodhi nё tё shkuarёn. Ёshtё mё e lehtё tё kuptohet absurditeti i sjelljes njerёzore gjatё regjimit komunist nёpёrmjet diktatit tё dhunёs sesa nёpёrmjet entuziazmit tё pjesmarrjes. Aq mё tepёr kur botёkuptimi ynё pёr njeriun ёshtё thellёsisht iluminist dhe racional. Kur historinё, tё paktёn qё nga Hegeli, por edhe mё parё, e shohim ende si njё proces linear progresi. Nё fakt tashmё demokracia shikohet si stadi mё i lartё i zhvillimit politik njerёzor, ashtu si dje komunizmi. Jo mё kot ndokush si Fukajam do tё parathoshte fundin e historisё me rёnien e komunizmit. Jo rastёsisht theksohet mizoria e sistemit komunist, izolimi total, ashtu sikurse vete regjimi emёrtohet totalitarizёm, pra njё kohё e vdekur, totale, pa dinamikё politike. Nё kёtё mёnyrё eleminohet cdo mundёsi veprimi nga individi, bashkё me cdo mundёsi pёr ti bёrё gjёrat ndryshe, dhe si pasojё edhe marrja e pёrgjegjёsive individuale apo kolektive. Disidenca bёhet e pamundur, dhe ndonjё rast disidence trajtohet si abnormalitet, duke prodhuar njё ’kujtesё’ sipas sё cilёs nё Shqipёri ndryshe nga vendet e tjera nuk kishte aspak disidencё. Dhe kёshtu pёrfundojmё nё njё hapёsirё homogjenё tё tё gjithёve fajtor dhe viktima njёkohёsisht. Ajo qё vlen tё theksohet ёshtё se ky portretizim i sё shkuarёs, qё ndёrtohet nёpёrmjet harresёs, ёshtё produkt i njё investimi stratgjik tё njё sёrё aktorёsh dhe faktorёsh politik dhe shoqёror, mё shumё sesa produkt i njё realiteti historik qё ekziston nё vetvete dhe pavarёsisht nga e tashmja. Kёshtu izolimi total 50 vjecar pёr tё cilin flitet shpesh kur referohemi komunizmit, mё shumё sesa njё realitet historik ёshtё njё metaforё qё pёrdoret pёr tё dalluar tё tashmen nga e kaluara. Nёse ekzistion njё ‘realitet’ historik mjafton tё kujtojmё se Shqipёria ka pasur marrdhёnie me USSR me Kinёn, Jugosllavinё, studentё nё disa vende tё europёs lindore si Ceki apo Hungari, si dhe njё periudhё liberalizimi qё mё pas u ndoq nga njё izolim i thellё, por qё kurrёsesi nuk ishte total nё tё 50 vitet e komunizmit, qё nё fakt ishin 45. Natyrisht nuk po argumentojmё qё kishte liri lёvizje, por qё izolimi nuk ishte total, kurrёsesi. Nё rastin e Shqipёrisё harresa kolektve nё raport me komunizmin ёshtё pёrcaktuar nga ndёrveprimi i faktorёve politik dhe social nё nivel mikro dhe makro. Nё nivel mikro revolucioni demokratik shqiptar u krye po nga elita poitik-sociale e vetё sistemit, dhe jo e armiqёve tё tij, tё cilёt morёn njё rol dytёsor nё kёtё process. Nga njёra anё Partia Demokratike kishte njё interes imediat politik pёr ta denoncuar komunizmin si njё sistem totalitar, pasi nё kёtё mёnyrё eleminohej pёrgjegjёsia e njё pjesё tё mirё tё elitёs sё saj pёr pjesmarrjen nё regjimin komunist. Tё mos harrojmё se vetё lideri i opozitёs sё atёherёshme ishte njё ish-komunist. Nё kёtё mёnyrё fitohej edhe simpatia e njё pjese tё mirё tё elektoratit qё clirohej nga barra e pёrgjegjёsisё me parrullёn 'bashkёvuajtёs dhe bashkёfajtor.’ Nga ana tjetёr Partia Socialiste e sapoformuar nga Partia e Punёs ishte e interesuar tё distancohej nga e kaluara e saj komuniste dhe njёkohёsisht clirohej nga njё pjesё e mirё e pёrgjegjёsisё nёn strehёn e bashkёfajёsisё dhe bashkёvuajtjes. Sё fundi, tё persekutuarit politik tё regjimit iu bashkuan denoncimit tё totalitarizmit komunist jo vetёm si pasojё e vuajtjes sё tyre nёpёr burgje, por edhe sepse nё kёtё mёnyrё shoqёria vlerёsonte edhe mё shumё vuajtjet dhe aktet e tyre heroike nё njё sistem tёrёsisht totalitar ku askush tjetёr nuk kish guxuar tё ngrinte kokё. Nё kushte tё tilla qёndresa e tyre bёhej edhe mё heroike. Njё akt heroik qё pikёrisht sepse ishte i tillё, dhe sepse provonte se rezistenca ndaj regjimit mund tё ndodhte dhe kish ndodhur, nuk u pёrfaqёsua politikisht. Nё nivel makro sendёrzimin i regjimit komunist si njё epokё homogjene, e njёtrajtёshme,e izolimit total gjatё sё cilёs koha u ndal pёr 50 vjet, mё shumё sesa njё realitet historik ёshtё njё investim strategjik pёr tё krijuar Tjetrin nё raport me tё cilin kuptohet dhe sendёrzohet sistemi ynё demokratik. Pra pёrballё mungesёs sё lirive politike, izolimit, totalitarizmit, Moskёs apo Pekinit regresiv dhe lindor, qёndron pjesmarrja politike, lёvizja e lirё, demokracia, shoqёria e hapur dhe Brukseli progresiv dhe perёndimor. Demokracia mё shumё sesa njё pёrmbajtje tё vetёn merr kuptim nё raport me diktaturёn, totalitarizmin dhe izolimin. Pёr mё tepёr nё njё vend si Shqipёria ku si pasojё e mungesёs sё disa vlerave themelore liberale ёshtё e vёshtirё ti japёsh pёrmbajtje sistemit demokratik per se. Kjo ёshtё njё strategji tpike nё krijimin e identietit jo vetёm kolektiv por edhe individual. Cdo komb, grup shoqёror, apo individ ka nevojё pёr njё Tjetёr nё mёnyrё qё tё krijojё identitetin e vet. Identiteti ёshtё porces diferencimi, i pёrfshirjes nёpёrmjet pёrjashtimit, dhe anasjelltas. Ne jemi shqiptarё jo thjesht si pasojё e karakteristikave tё brendёshme kombёtare, por edhe sepse nuk jemi Grek, Serbё apo Maqedonas. Nё kёtё mёnyrё totalitarizmi komunist i sё kaluarёs ёshtё i domosdoshёm pёr t'i dhёnё kuptim demokracisё tё sё tashmes. Aq mё mirё kur kjo strategji nё nivel makro, pёrvecse sendёrzon demokracinё si sistem i ndryshёm politik nё raport me komunizmin, pёrmbush edhe nevojat mikro tё aktorёve politik. Sikurse e thamё nё njё sistem tё tillё pjesmarrёsit clirohen nga barra e pёrgjegjёsisё dhe e riprodhojnё vetveten tek e tashmja, tashmё si luftёtarё anti-komunist tё demokracisё. Nga ky kёndvёshtrim mund tё argumentojmё se parrulla 'Liri - Demokraci' e studentёve tё dhjetori nё protestat e tyre kundёr komunizmit ishte momenti fillestar i harresёs kolektive nёpёrmjet tё cilёs filloi prodhimi i sё tashmes si njё kthesё historike nё raport me tё kaluarёn. Tё dy kёto element u morёn nga vetё universi diskursiv i sistemit komunist. Sё pari komunizmi jo vetёm pretendonte dhe fliste vazhdimisht pёr demokracinё popullore, por lideri komunist Aliaj prej kohёsh kish filluar njё fushatё pёr demokratizimin e jetёs nё tё gjitha fushat. Sё dyti, liria ishte njё nga konceptet bazё tё vetё sistemit komunist i cili ndёr vite e paraqiste komunizmin si njё clirim tё dyfishtё; tё Shqipёrisё nga nazi-fashistёt, dhe tё popullit nga skamja, mjerimi, analfabetzmi dhe klasat sunduese. Pra vetё sistemi komunist identifikohej me kёto dy elementё. Nuk ёshtё cudi qё studentёt tё mbrujtur pikёrisht nё kёtё sistem pёrdorёn pikёrisht kёto dy elementё nё njё konfigurim tё ri politik, duke arritur kёshtu njё qёllim tё dyfishtё. Nga njёra anё duke e poziciounuar veten nё opozitё me sistemin e zhveshёn atё nga kёto atribute. Nga ana tjetёr, si pasojё e kёsaj fillon sendёrzimi i sistemit komunist si njё totalitet homogjen i mungesёs sё lirisё dhe demokracisё. Njё sendёrzim qё sikurse e treguam mё sipёr shfrytёzohet nga elita politiko-shoqёrore ekzistuese pёr tu vёnё nё krye tё kёsaj lёvizje dhe pёr ta riprodhuar vetveten. Ky ёshtё njё moment tipik ku harresa kolektive sendёrzohet si pasojё e strategjive politike nё nivel mikro dhe makro duke krijuar kёshtu kthesёn e madhe historike tё sё tashmes. Cdo kthesё historike nёnkupton shkёputje dhe ndryshim nga e kaluara, pra bёn tё domosdoshme njё proces harrese. Nё tё kundёrt nuk do tё flisnim pёr kthesa por pёr vijimёsi historike. Cka do tё thotё se kthesat historike dhe rikthimi i kujtesёs janё dy procese me shumё kontradiktore sesa paralele. Natyrisht qё cdo kthesё historike sjell me vete edhe kujtesёn e saj, por gjithmonё njё kujtesё qё ndёrtohet mbinjё proces paralel harrese. Ky ёshtё edhe problemi themelor me proverbin e famshёm ‘pёsimet e sё kaluarёs, ti bёjmё mёsimet e sё tashmes”. Ёshtё vёshtirё tё mёsosh nga e kaluara kur ajo nё fakt sendёrzohet dhe e merr kuptimin nga e tashmja. Do tё ishte mё e llogjikёshme qё e kaluara tё mёsonte nga e tashmja dhe jo anasjelltas. Vёshtirё tё mёsosh nga e kaluara kur ajo qё duhet harruar pёr tё sendёrzuar momentin historik tё sё tashmes ёshtё shpesh ‘mёsimi’. Nuk ёshtё pra rastёsi qё shumё pak mёsohet nga e kaluara.
Blendi Kajsiu ёshtё pedagog nё Universitetin Europian tё Tiranёs (UET). Ai ёshtё gjithashtu kryeredaktor i revistёs Polis. Ai ka punuar si kёrkues shkencor nё disa organizma lokale dhe ndёrkombёtare ku ёshtё pёrqendruar nё cёshtjet e demokratizimit shqiptar rreth tё cikit ka botuar njё sёrё artikujsh Brenda dhe jashtё vendit. Kajsiu ka kryer studimet e larta pёr Shkenca Politike dhe Ekonomi nё Universitetin Amerikan nё Bullgari dhe mё pas ka kryer njё Master nё Studimet Ndёrkombёtare tё Paqes dhe Konfliktit nё Universitetin Notre Dame, Indiana, SHBA.
Referenca
(1)Zёri i Popullit, 8 Qershor, 1990. (2) Pёr njё trajtim tё zgjeruar tё fenomenit tё korrupsionit gjatё dhe pas komunizmit shiko; Krastev, Ivan. (2004) Shifting Obsessions: Three Essays on the Politics o f Anticorruption, (Budapest: CEU Press) f. 43-74. (3) Le Figaro, 8 Shkurt, 1992. (4) Rlindja Demokratike, 22 Prill, 1992. (5) Kodi Penal, 1975, Neni 4, f 255.
|
Numrat e Revistës Polis
Më të lexuarat
Who's Online
We have 8 guests onlineMenuja kryesore
| HOME |
| RRETH POLIS |
| BORDI EDITORIAL |
| STANDARTI I CITIMIT |
| KRITERET E VLERËSIMIT |
| KONTAKT : . |

Login Form






![]() | Sot | 109 |
![]() | Dje | 103 |
![]() | Kete jave | 284 |
![]() | Javen e shkuar | 618 |
![]() | Kete muaj | 739 |
![]() | Muajin e shkuar | 3837 |
![]() | Gjithe vizitat | 35752 |
Your IP: 38.107.191.97
,
Today: Sep 08, 2010









